Zylfo Goxhari
JEMI NJËLLOJ!
Sa shumë urime mora,
Më besoni sa pak dhashë,
O njerëz të mirë, të besosh,
Dhe të falësh me një urim,
Është kënaqësi, fisnikëri,
T'a zbukuron jetën të bën njeri,
I lumtur ai që është i ditur,
Floriri s'të jep pavdekësi!
Jetës ti ulesh në gjunjë,
E meriton t'i thuash më fal,
Puthe ku të duash,
Por mos e harro dorën,
Lau me djersën e saj,
Aromën e jetës do të kesh,
Dhe pa gjunjë,kur e dashuron,
Vetë jeta të thotë më fal!
E urova, mirë se më erdhe,
Një botë pa sinor e gjerdhe,
Një botë që fal mirësi,
Mos e bëjë botën një kokërr molle,
Kombet s'janë një kokërr fiku,
Me një të kafshuar i përtyp,
Mos harro,janë gorrica dimërore,
I ha,po të mbeten në grykë!
I dua gorricat,goricat me farë,
Kombet s'janë soj gorricash,
Në një komb çfarë mbjell korr,
Të gjithë janë sy shqiponjë,
I imi,një komb shumë i rrallë,
Vështroni, shqiponjë me dy kokë,
Të dyja kokët e saj rrinë lartë,
Krenohet bota,kombe të barabartë!
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA