Zylfo Goxhari
PRAPË JU DUA!
Sa i dua pëllumbat pendë bardhë,
Ishin ata që mbuluan hapsirën,
Evropën e plakur e tronditën në
themele,
Ata i rrëzuan dhe muret e Berlinit!
Evropa u struk në strofullën e saj,
Nga shpërthimi i oleos së fuqishme,
"E duam vëndin si gjithë
Evropa"
Ballkani gjysma-gjysma, politika të kota!
Ranë dinastitë kudo në lindje,
Dinastitë ngrihen mbi lumenjë gjaku,
Të reja u ngritën,princërit u bënë
pëllumba,
Më shumë u tkurrë Evropa e mplakur!
Sa gjak është derdhur,në tridhjetë
vjet,
Dinastitë lulëzojnë,princat u bënë
mbret,
Pëllumbat që i desha aq shumë,
Humbën pa nam e nishan,se di ku
janë!?
Ëndërruam, të bukurën, të thjeshtën,
Një jetë me më pak brenga dhe halle,
Me prapësitë,rininë në mes e
këputën,
Mos hesht, po heshte më mirë merr
malet!
Pranvera erdhi, pëllumbat s'bëjnë më
pikjatë,
Fluturojnë lartë në kaltërsi,na
numëro po munde,
Dhe të dua si numëroj dot,pres të
vijnë dallandyshet,
Sa janë ndonjëra patjetër do më
thotë!
Prapë ju dua,pa njolla në krahët
tuaj,
Më merrni të fluturoj bashkë me ju,
Të shoh hënën si vallëzon mbi tokë,
Ndoshta ja mbushim mëndjen Evropës,
Ti kujtojmë pa ne ti s'rron dot!