Zylfo Goxhari
ZEMRA RRI ZGJUAR!
Eh sa dua t'a provoj,
Po kam frikë a më mbanë zemra,
Dua t'a mbledh bukurinë,
Ti vesh tokës kaltërsinë!
Ti shtroj rrugët të bardha,
T'i bashkoj detin dhe qiellin,
Si bilbil t'më gjëmoi kënga,
Kështu më punon zemra!
Maleve t'ua rrafshojë majat,
Çdo fruti t'i vjel farat,
Ne që përkëdhelim vdekjen,
Qajmë dhe qeshim nga e para!
E shomë në dritë të syrit,
Më thoni miq, poetë,
Në ç'pjesë, rrezaton rreze dielli,
Më thoni në ç'pjesë të qiellit!
Unë se di,se kam kuptuar,
Kur fle,zemra rri zgjuar,
Ndoshta jam duke fjetur,
Një ditë ,do puth bardhësinë,
Atë ditë do jem zgjuar!
***********************
***********************