Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Poezia
Poezia është si një sirenë deti që shumë
e pëlqejnë,
ta merr mendjen dhe zemrën ta rrëmben.
Poezia është si fëmijët tanë në gjak e në
deje,
që luajnë dhe nuk largohen kurrë prej
teje.
Poezia i këndon shpirtit, flet, qan dhe
qesh me ne,
ka ngjyra, shije,shpirt, sy dhe vesh dhe
tik-taket e një zemre.
Poezia është ajo që nuk do mbetet kurrë
jetime,
dhe në çdo vend ndërton fole si një
dallëndyshe.
Poezia êshtë
e bukur si njê stinë pranvere,
ecën, shtegton,laget, thahet dhe qëndron
gjithmonë e re.
Poezia është melodia e zogjve nëpër pemë,
që në zemrat tona na sjellin gëzimin dhe
harenë.
Poezia është melodia e këngëve të
pakënduara,
që kur këndohen nuk mbeten kurrë të
vjetëruara.
Poezia është lule, pemë, gjethe, që era
kudo i shpërndan,
që unë dhe
ti në këto vargje të jemi gjithmonë bashkë.
Poezia është aroma e një gonxhe të sapo
çelur,
dhe dashuria e shkruar me sy të mbyllur.
Poezia është qielli, yjet, hêna dhe
galaktika,
është deti, lumi, oqeani, toka dhe
gjithësia.
Poezia është si djepi i një të porsa
linduri,
dhe vargu një të varfëri, të sëmuri apo
jetimi.
Poezia është ëndërra dhe shpresa e një
nesërme,
që varg pas vargu, ajo na bën e gjitha për vete.
Poezia është vërtet e bukur si një
buzëqeshje,
dhe mrekullia më dashur e frymëzuar prej
kësaj jete.