Zylfo Goxhari
GOJË ËMBËL!
Kur gjuha pret, shumë e pa u menduar,
Të thuash më fal,është fisnikëri,
Prej njeriut fisnik faljen e merr të
uruar!
Kur vret një ëndërr, e fle një gjumë qetë,
Je njeri i mjerë,as jeta nuk të do,
Thotë,mu lips tutje njeri pa shpirt,
lanet!
Mos pri shkurt,me sopatën me dhëmbë,
Jetën e pret në rrënjë, pendesa,
Asnjë vlerë,një shteg të jetës e ke zënë!
Mos e shaj bukurinë, se nuk e arrin dot,
Fitoja shpirtin asaj,erë e ngrohtë,
Zbukuro shpirtin tënd,me të bëhu shok!
Shok zgjidh,më të mirin, se veten tënde,
Hap dyer të pahapura ndonjëherë,
Mëso për vete,mos harro mëson të tjerë!
Lindim e rritemi, sa më shumë mësojmë,
Vdesim, ngopur me dije asnjëherë,
I dituri ikën i varfër,por jo një njeri i
mjerë!
21/12/2022
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!