جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

RINI!   (KTHEHU.....!)

Rini,

Lulja më e bukur,

Lozonjare,

Drita e shpirtit,

Zëri i jetës,

Pse rreth të ka vënë syri,

E zemrën e mban në duar,

Ti je si një pikë floriri,

Je diamanti më i çmuar!

Sa rëndë të zunë hallet,

Po ikën,pse?

Me këmbë s'po kalon vetëm,

Fushat dhe malet,

S'trembesh nga detet,

Mposht dhe oqeanet,

Ti ikën, ëndrrat këtu mbeten,

Vështroje vendin ku ke lerë,

Eja,vetëm ti e arrnon,

Fustanellën e tij të çjerr!

Një ditë do të vish,

S'dua të thuash erdha vonë,

Jo,jo mos ki frikë,

Prapë kjo tokë do të pranoj,

Kjo tokë një thesar gjiri,

Një pikë qumështi,pikë floriri,

Nënë e bijë të rrini pranë,

Një kothere po të mbetet,

Vet s'do haj,do t'a ruaj,

Shpirtin tënd t'a mbaj gjallë!

Rini pa emrin tënd,

Kjo tokë s'do ish ballë ergjënd,

Kush të shkeli Ty me këmbë,

I mallkuar gjer në rrënjë,

Je lezeti i kësaj sofre,

Je jeta e kësaj toke,

Në këtë vend ku kemi lerë,

Drita jote bëhet diell,

Jetën t'a quajmë jetë njëherë,

Kthehu,pa Ty jemi të mjerë!

(Pjesë nga poezia" Rini")

20/12/2022

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *