Zylfo Goxhari
ZËRI I MIRË!
Zërin e mirë, që në vegjëli e mësova,
Në ninullat e para,
Kur më përkundnin në djep,
Një qortim mi skuqet faqet si molla,
Urimin e nënës me vete e mora,
Në gji e ruaj si gjënë më të shtrenjtë!
Zëri i mirë zemrën në prush ma kthen,
Se lënë rehat,i keqi,
Zëri i keq i thotë jemi njësoj,
Zëri i mirë,bablok,mi shpërndanë retë,
Sa herë nxehet e më thërret,
Mos i nxi,thinjat mbi krye të kanë lezet!
Zëri i mirë, si s'mu hakërrye asnjëherë,
Kur balli më rrudhet,
Vjen si fllad i lehtë,rrudhat mi heq,
Zemrën dhe shpirtin zë e ma zbukuron,
Mos harro të shenjtin urim të nënës,
Në çdo hap që hedh të pret ai,zëri i keq!
22/12/2022.
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!
***********************
***********************