جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

TË DUA RINI !

Sa e vështirë është,

Ti thuash jetës të dua,

Shkronjat të duken re,

E vargu mjegull e harruar,

I them më fal tokës,

Përulem në çdo hap që hedh,

Ajo rënkon, prapë buzëqesh,

Më përkëdhel,më jep shpresë,

E më thotë:-Bir të dua!

Sa e vështirë është,

Të njohësh veten,jo në pasqyrë,

Atje në një labirint të pashpresë,

Kur varka e përmbysur të merr,

E të zhyt poshtë nënë dallgë,

Del mbi to e mbushesh me ajër,

I gëzohesh kaltërsisë së pa anë,

Shtrihesh mbi rërën e lagur,

Jetës i thua të dua,më fal!

Sa e vështirë është,

Të të jesh hipur mbi një kalë,

Të pranosh se ka ardhur koha,zbrit,

Shokut dhe mikut i kthen shpinën,

Dhe i tregon një mjekër të bardhë,

Po qimet e bardha s'janë gjë tjetër,

Hua nga bishti i kalit i ke marrë,

As unë,as ti s'jemi kalorës,

Jemi hipur mbi një kalë gërdallë!

Sa e vështirë është,

Të jeshë një legjendë e vjetër,e jetës,

Njerëzit legjendë s'kanë brirë në ballë,

Të thjeshtët një shteg e lënë hapur,

Dhe toka i pranon, u jep një varr,

Pse tregohemi kokë gdhe dhe jetën,

Jetën e shikojmë të gjithë ne,e vjelim,

Kur një fshatar të pyet,do t'a dish ku vete,

Hyr brenda, kapitenit i thuaj më fal!

Sa e vështirë është,

Të jesh heroi i kohës më moderrne,

Modernizimin e bje lulja më e bukur,

Fjala e thjeshtë e së vërtetës,rinia,

Po ku është,ku mund të jetë,

Është futur në kanalet e legjendës,

Një komb pa rininë është i vdekur,

Nuk flas për luftë brezash,

Doni luftë brezash për rininë faleni jetën!

Sa e vështirë dhe e lehtë është,

Jetës t'i bjesh në gjunjë,t'i falesh,

Faliuni më të bukurës, natyrës ,

Sa vlerë ka jeta,kur se njeh vetveten,

Mos e kërkoni pasqyrën nëpër kanale,

O njerëz,mos u këndoni lirikave pa prika,

Ndiqeni ashtu si dini nusen në valle,

Se hodhi këmbën e majtë a të djathtë,

Besoni është bijë e një toke halle madhe!

Sa e vështirë është, të të them,

Rini,ti je lulja më e bukur e jetës,

Zërin tënd e dua,gjer në amëshim,

Rini, të dua me krahët e shqiponjës,

Ti dhe vetëm ti je lulja më e bukur,

Lulja më e bukur e vendit tim,

Mos ma vrisni bukuroshen e vendit tim,

Mos ma degdisni diku larg,sa larg,

E dua zonjushën rini në tokën e praruar!

301/2023


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *