اقرأ ايضاً

ويرقص صهيون فرحًا

فنون - أغسطس 18 2023

شكرًا جزيلاً

فنون - أغسطس 04 2023

هل بدات فرنسا تخسر مجالها الحيوي و حقوقها التاريخية في افريقيا

فنون - أغسطس 04 2023
جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

مع البحر .🏖️

فنونأغسطس 18, 2023

مقهى الرصيف....🦜🤗.

فنونأغسطس 18, 2023

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك ما هو ا

 

Zylfo Goxhari

VËRENI DORËN PËRMBI ZEMËR!

Zylfo%20Goxhari

S'ke ç'i bënë. Rri mëndja e shkretë,s'di ku të rrij,ju nxi dhe asaj jeta, shëtit në kujtime të largëta,diku në një përrua me mana ferra,diku duke shijuar një qumështore,diku duke shkulur një lule kaçi( lloj salepi me kokërr të vogël e ëmbël si një mollë),diku, diku duke mbushur gojën me një grusht thanë të pjekura brumë,diku duke u lyrosur me manat e zinjë,diku duke shijuar një fik shëngjinës a dardhë korriku,diku duke hedhur në qafë një varg mbi tre metro me pala fiku,diku duke u mbledhur rreth një vatre pranë një oxhaku,duke kënduar një këngë të hershme:- Vemi ku vemi tek Muço Kalemi, i kishte ngordhur pela ,një tepsi me thela,hëngrëm dhe pimë ,pastaj i përmbysëm shtëpinë!

Një kthim në kohë,jo shumë e largët,por dhe as e afërt,mu kujtua hanim një xhëmbaç me gjëmba palë palë," gjëmbaç gomari" kur thahet vetëm ata e hanë,i vetmi"mëkat" i kësaj toke,se di e mbolli vet apo ja kanë sjellë,mëkati më i madh në tridhjetë vjet përllasin si gomarë të hazdisur,hashari hesapi, e të ngjirrur s'kanë!

Sot gjen dhe qumësht dallandyshe,i treguar nëpër përralla kur na vinin në gjumë,gjen mish ariu dhe dhelpëre,tregu plotë e përplotë,gjen dhe speca djegëse pa shije,në panairet e prodhimeve bujqësore i gjen të gjitha, ajo që s'ka të sharë flamurin e merrë cili kungull në peshë zë vendin e parë!Sa mirë që janë kunguj pa fara,fara kurrë mos ju mbift,jo nëpër lëndina dhe ara po as në male,

të hanë xhëmbaç gomari vetëm të pëllasin shqip!

Na ruaj o Zot me këtë pallje kështu do pëllasin të gjithë!

Vëre dorën në zemër,gomerët si heq dot, të paktën zhduk nga rrënjët gjëmbin e gomarit,dhe ne do të të  themi faleminderit përditë!

Ne e duam atë jetë kur bridhnin pas xixëllonjave,sa dritë e bukur e vogël ne shikonim, sot dritat verbuese,jo të natyrës, na verbojnë,pak  nga pak na ikën shikimi përditë!

E dimë ,siklet i moshës ?- jo, jo sikleti i pabesive, na premtojnë dritë dhe na bjenë më të ligën errësirë!

Dikush më pyeti :-Cila ngjyrë të pëlqen? Ju përgjigja me pyetje dhe pse e dija cili"Jorgo" ishte,ishte "Jorgua" i kazanëve,i staneve, Jorgua i lëndinave me lotë,Jorgua i berihajës larë në një pellg siç është larë e lahet një bretkosë,një kameleon,-o Jorgo sa gjëmbaç gomari ke ngrënë, unë i dua të shtatë ngjyrat por jo me ty e shokët e t'u nëpër këmbë!

Mos më thuaj nesër kaq shkurt e mendova,se mata shtatë herë e të prisja njëherë,Jorgo debili të gjitha pushtetet i kishe asnjëri s'të hapi një derë,t'i i paske ngrënë të gjithë gjëmbaçët e gomerëve,po për kërriçët asgjë s'keni lënë?S'kini shumë faj,dhe bota e moderuar këtë e ka kaluar,e keqja juaj dhe tek miqtë ju nuk zgjidhni ata që flasin,por zgjidhni rracën tuaj ,ata që  si gomar Balashi pëllasin!

S'thotë kot ai djali Arrëzit:" ku ka rrjedhur do pikoj, do vei soji në soj"!

Marshalla,"mos u rëntë pika" u mbetshin gjëmbat tek gryka,kur u djeg e u dhëmb bytha,u kujtohet Amerika,një kërriç andej nga fundi,gati më t'na zënë gjumi,ja mori valles shtruar,"Tym çu nxi grykë e Sazanit,o shokë vallen ma mbani,do them fjalë për Gërdecin,dhe për njëzet e një Janarin,kush vdiq qoftë i xhenetit,babai i mushkës është gomari,kush e shpiku këtë fjalë,u thaftë gjer në rrënjë gjëmbi gomari"!

Merrini gjëmbat me vete,t'i lini

 si dhuratë nëpër sallonet e mbretërve,

Lëreni rininë e zgjuar t'a bëjnë k'të vend të bekuar!

Vëreni  dorën përmbi zemër,po kini dy pare mend,ikni, ka ardhur koha, rinisë i takon ky vend!

Lëreni të qetë të ardhmen e këtij kombi,ardhmërinë do e sjellë më e bukura e jetës rinia,para saj s'kanë asnjë vlerë mustaqet dhe mjekrra,ikni ju gjahtarët e pa shpirt,rinia s'ka nevojë për oazet pa një pikë ujë,ajo ka nevojë të jetë e lirë,ka nevojë që çdo ditë të jetë pranverë , të lind të rritet bashkë me jetën,duke jetuar e punuar t'a mësoj vet të vërtetën!

      Rini,lulja më e bukur e kësaj bote,

Thuri ëndrrat e tua gëzim plotë,

      Ti je lulja e pranverës që do të vijë,

Vetëm ti i jep jetë gjithë kësaj toke!

30/ 01/2023

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA


***********************


***********************

الوسوم:

أكتب تعليق

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *