جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

Titulli:Refuzimet.


Tregim.

Në një qytet jetonte një vajzë shumë e bukur, por e pamartuar.Pothuajse çdo ditë i vinin propozime,për martesë,por ajo i refuzonte.

Një ditë erdhi një djalë i ri,i pashëm dhe i pasur.por vajza edhe propozimin e tij e refuzoi.

Prindrit u trishtuan shumë me refuzimet e vajzës.por nuk e qortonin me fjalë, edhe pse po iu a lëndonte zemrën. Mbas shumë ditësh në shtëpi vjen një djalë tjetër i ri, i pashëm dhe i edukuar. Me këtë djalë vajza u kënaq dhe e pranoi propozimin, për martesë. Prindrit e vajzës më në fund u gëzuan pamasë. Babai i bën një pyetje vajzës: Ty të kanë ardhur shumë propozime nga shumë djem të rinj, të pashëm dhe të pasur, çfarë pëlqeve tek ky djalë?

Vajza i thotë: kur djem të rinj,të pashëm dhe të pasur vinin pothuajse çdo ditë, unë iu shërbeja kafe pa sheqer. Për një çast më shihnin me ëmbëlsi, por kur fillonin të pinin kafen i mblidhnin buzët dhe nuk më shihnin më. Ndërsa djali që erdhi sot më shihte me ëmbëlsi 

Edhe pse kafja që i shërbeva ishte e hidhur, ai e piu me fund dhe nuk e largoj asnjëherë shikimin nga unë. Vajza i thotë babait: Unë e kam kuptuar domethënien e kafes së hidhur, pa sheqer.Ky djalë siç e piu kafen e hidhur me fund,ashtu ai do të qëndroj pranë meje në ditë të mira dhe të vështira. Babai dhe nëna e puthin vajzën në ballë dhe i urojnë vajzës shëndet dhe lumturi, në jetë,sëbashku me djalin e ri dhe të edukuar.

Fier/6/3/2023

Albania

Autore: Fatbardha Budini.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *