Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Vargjet e mia.
Eja vajza ime sëbashku,me vargjet e mia të rrimë,
në mes kësaj bote që duket e gjitha e pa kuptimtë.
Femrat e drejta dhe të ndershme, nga shumë
njerëz,shahen e gjykohen,
ndërsa prostitutat adhurohen dhe lavdërohen.
Ata që janë të urtë dhe të drejtë,nga njerëz të ligj
përgojohen,
ndërsa servilët me hipokrizinë e tyre krenohen.
Pasanikët rrahin gjokset dhe flasin gjithë
mendjemadhësi,
sikur në duart e tyre është e gjithë,kjo gjithêsi,
Krenohen se kanë pasuri dhe shumë dituri,
por shpirtin e kanë të mbushur me vrer dhe ligësi.
Shajnë dhe e poshtërojnë njeriun e drejtë dhe të
veshur me ndershmëri,.
dhe kjo gjë iu jep tepër kënaqësi.
Sot fëmijët e të pasurve krenohen me pasurinë e
prindërve të vet,
u mburren fëmijëve të njerëzve të thjeshtë,kur ende
nuk kanë dal në jetë.
Të vjen të bërtasësh me zë të lartë e pandërprerë,
përse o Zot në këtë Tokë ka kaq njerëz shpirtlig dhe
të padrejtë?
Fier/19/7/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.