Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Ngjyrat e stinëve.
Ngjyrat e stinëve,për mua janë vërtet një mrekulli,
secila prej tyre e
ka një
veçanti.
Në pranverë çelin sythat e luleve dhe vendi mbushet
me gjelbërim,
ngjyrat e tyre të bukura vërtet të kënaqin shpirtin.
Lulet e Majit çelin plotë ngjyra të mrekullueshme dhe
me hijeshi,
prej rrezet e arta të Diellit,që reflektojnë si
argjendi.
Më pas vjen Stina e Verës me plotë nxehtësi,
dhe me Diellin përvëlues që ngroh këtë gjithësi.
Njerëzit shkojnë në plazhe me nxitim dhe lumturi
për tu freskuar në Detin të veshur me shumë kaltërsi.
Stina e Verës, më pas ia lë vendin stinës së Vjeshtës,
që fillon me rënien e gjetheve prej degëve të pemës.
Fërshëllima e erës dëgjohet kudo në këtë Tokë,
rrugët mbushen me nxënës,që shkojnë në shkollë.
Stina e Vjeshtës i lë vendin stinës së ftohtë të
Dimrit,
me shi,erë,dhe e veshur e gjitha,prej
acarit.
Disa nëpër male luajnë dhe garojnë me ski,
të tjerë rrinë pranë zjarrit,që trupi t'ju marr
ngrohtësi.
Të duash stinën tënde të preferuar është dashuri,
të duash ngjyrat e tyre është tepër kënaqësi.
Sa nostalgji kam për fëmijërinë,që kam jetuar,
tek rritesha kërkoja ngjyrën time të preferuar.
O stinë pranverore në shpirtin tim si fole je
rrënjosur!
aty ku kujtimet e fëmijërisë përgjithmonë janë
vulosur.
Fier/3/8/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.