جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

 

Titulli:Gjysmëhëna.




Gjysmēhëna asnjëherë nuk dështon,

si një fëmijē i rritur me emocion vrapon.

Në qiellin vezullues dhe me kaltërsi,

ajo është më e bukura mrekulli.

Në qiell ajo shkëlqen me shumë ndryshim,

kudo që shfaqet na sjell veç gëzim.

Me bukurinë e saj zemrat na i lumturon,

kënaqësi dhe qetësi i jep shpirtit tonë.

Gjysmëhëna përfaqëson fuqinë femërore,

ciklin e lindjes dhe lidhjes shpirtërore.

Na lejon ta shohim me shumë adhurim,

dhe shpirtin na i mbush me shumë gëzim.

Na lejon të shohim rrezatimin e zjarrtë,

dhe pamjen e saj të bukur dhe të artë.

Zoti na i fali gjithë këto mrekulli,

që ne të jetojmë në paqe dhe në lumturi.

Fier/12/4/2022

Albania

Autore:Fatbardha Budini.

Titulli:Gjysmëhëna

Fatbardha Berisha Budini


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *