Zylfo Goxhari
Zylfo
Goxhari
KË TË PYES MË PARË?!
Ç'ke moj
Shqipëri që të loton syri?
-Për djemtë
dhe vajzat me aromë bliri,
Pa shiko
oborret, s'ka më lule dredhe,
Kanë rënë
dhe portat,po dalin themelet!
Pyeta
trëndafilin gonxhet pse si çel?
- Kush do më
këputi,kush do t'u marrë erë,
Të gjithë po
ikin,po mbinë vetëm ferrë,
Trëndafili i
egër,doli mbi të tjerë!
Pyeta
borzilokun pse nuk lulëzon?
- Kush do më
këputi, të më bëjë tufa,
Lëndinat po
thahen,s'ka lule të buta,
Po kthehen
në djerrë,të jetojë veç skuta!
Pyeta
menekshenë pse ndryshove ngjyrë?
-Kush do më
mbledhi ,të më bëjë kurorë,
Jam shumë e
drobitur,u ngelem në dorë,
Më mirë mos
më njohin,se t'më përgojojnë!
Pyeta
manxuranë ç'halle të kanë zënë?
-Prit të
mbarojë vallen,se sheh si jam bërë,
Do zhdukem
dhe unë,s'rri më dot në këmbë,
Edhe hija
ime u duket e rëndë!
Pyeta
thëllëzat,s'këndoni si më parë?
-Më vështroj
plotë sytë,më foli ngadalë,
Jam thëllëza
e malit,s'jam mësuar me fusha,
Ku të pi një
gllënjkë,u tha gjurmë mushka!
Pyeta
rininë,pse ikni,s'u dhimbset vatani?
-S'po ikim
se duam , po ikim nga halli,
Këmbët do
shkojnë para,koka do rrij pas,
Zemra do
qëndroj, të na shuaj mallin,
U mbush
vëndi hjiena, të hanë për së gjalli!
Pemët ngelur
bosh,degët pa bilbila,
Rrëzat pa
thëllëza,dallandyshet ikën,
Tokën po e
vrasim,po vazhduam kështu,
Shqipja do
jetoj , vetëm në legjenda,
Do flasim me
shenja,pa fjalë e pa emra!