Zylfo
Goxhari
MOS E HSRRO KURRË!
Se di, si e pati hallin,
Pinim kafe bashkë,
Ma thante paketën,
Mbante flokë të gjatë,
Si baluke, prerë për bukuri,
Me fundra të djegur,
Si një bisht kali,
Kur pinte të dytën,
Kur i digjej gjethja,
Kërciste nga halli,
Si një degë përralli!
S'më pëlqeu kurrë,
Ishte palo burrë,
Sytë i mbante ulur,
Një shikim i fshehur,
Lëvizte në llucë,
Tamamë si shushunjë,
T'a pinte dhe gjakun,
Ndaj më të ngrysur,
Ishe rrobë e terur!
Ç'pate more mik,
Unë të thashë shëndet,
Kam zemren e mirë,
Nga unë mos e gjeç,
Rënçë në ndonjë soj,
Ndonjë soj gomari,
Hape gropën vet,
Mos mundo të tjerë,
Gjithë florinrinjtë e botës,
Shtërngoje në gji,
Po je palo burrë,
Mos e harro kurrë,
Ti do jesh i mjerë!
***********************
***********************