Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Gëzuar pavarësinë.
Dielli lindi si një stinë e
freskët dhe e bukur pranvere,
dhe dita po lajmëron ardhjen
e një feste.
28 Nëntori erdhi tek të gjithë shqiptarët përsëri,
kudo në çdo shtet valvitet
krenar flamuri kuq e zi.
Flamuri me shqiponjën
dykrenare valvitet kudo,
gjithë shqiptarët nëpër botë
sot po gëzojnë.
110 vite e pavarur mbush sot Shqipëria jonë,
të lumtur dhe krenar të
gjithë po festojnë.
Ismail Qemali heroi ynë
legjendarë ngriti flamurin në Vlorë,
shpalli pavarësinë që ne sot
të gjithë po gëzojmë.
Këtu kam lindur Atdheu im dhe
këtu do të vdes,
ty nuk do të braktis dhe
kurrë nuk do të shes.
28 Nëntori i bashkoftë gjithë shqiptarët kudo në botë,
le të gëzojmë dhe të festojmë
të bashkuar të gjithë tok.
Ngrihuni shqiptarë kudo që
ndodheni,bashkohuni,
se kush jemi anembanë gjithë
botës tregojuni.
Shqipëri,
Dardani,Çamëri, Plavë e Guci, anembanë
botës ku ka shqiptari,
le të bashkohemi të gjithë
sëbashku dhe të bëhemi nji.
Shqipërinë etnike duhet të
formojmë,
se kush jemi gjithë botës t'i
tregojmë,
tokat që na i kanë coptuar ne
duhet t'i bashkojmë.
Gëzuar 28
Nëntorin i uroj gjithë shqiptarisë,
le të mbajmë kokën lart me
gëzim dhe të vishemi prej krenarisë.
Zoti i madhërueshëm e bekoftë
çdo shqiptarë,
dhe flamurin tonë të
mrekullueshëm kombëtarë.
Fier/28/11/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.