جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

DASHURIA NË TOKË PRANVERË!

Zërin e kam si një zë  bilbili,

Të veshur me gjethe trëndelinë,

Si rrjedh ujët mbi katër pesë gurë,

Në katër pesë vargje dëgjojeni zërin tim!

S'jam profet,zoti, jo dhe jo,

Sa ujë kam pirë në Njërrë,në Gurrë,

Ujë të kulluar,Shëndëllie e Trebeshine,

Atje e ndjen lezetin,bën hije ku rri e rrije!

Sa herë i jam trembur Vjosës,

Sa shumë maleve,shumë të egër,

Mësova:-Trimi i mirë me shokë shumë,

Mbolla grurë, asnjëherë s'më doli egjër!

Më thanë në çdo fshat,ngri një shtëpi,

Thashë kanë luajtur,isha axhami,

Më thanë,si është më mirë të dish a të kesh,

Kur ke e di,bënë si di vet,po do e than një det!

Qeshnin,e talleshin me mua,

Lëreni,një djalë i pa ditur,i pa mësuar,

I rashë botës anë e mbanë,mali San Marino,

Më kujtoi,se dikur nëna më tha një fjalë!

Kudo që të vesh e të jetosh,

Mos harro, të gjitha nënat një zemër kanë,

Fjala dhe dora e saj njëlloj përkëdhel,

Duaj si të dua unë,qumështin t'a kesh hallall!

Sa lanë kockat u harruan,mish për top,

Po nuk jemi soj i shuar, jemi si drenushat,

Ne jetuam,u bëmë legjenda,në çdo vend,

Në botën moderrne,emrin me të arta shkruam!

S'jemi soj ,një soj gjinkalle,

S'jemi soj,soj i mbushur me milingona,

Vatrat mbetën shkretë,e tharë,

Një Çam,një Dardan,nën krahët e shqiponjës,

Besë,soj,folenë e ngrenë në më të lartin mal!

Lidhin besë,janë të zgjuar,s'hyjnë në hak,

Për k'to troje,ç'kanë,pse zili na kanë,

Kë gjiton e vumë mes shalëve,

Kujt si thamë, mirëserdhët,rrugë e mbarë!

O jetë e tharë në gji e në thua,

Jam dikush,mos më thuaj vatër shuar,

Dhe kongjilli i një ëndërre, të shkrumbon,

Të përvëlon, të djeg,po unë prapë ty të dua!

Të them pa halle dhe derte,shpesh,

Hallet dertet të rrinë larg,s'janë të tuat,

S'dua shumë,një buzëqeshje,

Lulen,me shumë erë ma fal mua!

Atë lule me shumë erë,unë e dua,

Për vete,jo jo  dhe për shumë të tjerë,

Një kockë jemi,lidhur si mishi me thuan,

Dhe në majë të Korabit,valët e detit i dua!

Më të bukurën dashuri,pranë t'a kem,

T'më ngroh, e le t'më përvëloi  si zjarri,

Zjarrit i ruhem,dashuria më sjellë pranverë,

Eja në gjirin tim, të gjesh qetësi,mikes i them!

Të dalim në lëndina,anës së një lumi,

Të ngrohemi bashkë në këtë ditë me diell,

Të thurim ndonjë kurorë,me lulet që do gjejmë,

Një lule bore,mbi kryet e tua, them do të çel!

Mos u bë grinjare, t'i,dashuri fatlume,

Sa tënda nëpër lulishte në vite unë i ngrita,

Më të bukur se ty trëndafile s'gjeta asnjëherë,

Durova,prita,erdhe,unë për ty nga varri u ngrita!

Të këndoj e do të këndoj tërë jetën,

Trëndafila në gjoksin tënd do të mbjellë,

Le të më thonë ndalu djalo, dhe pse i thinjur,

Sa të rroj lule do mbjellë,për ty dua pranverë!

Të dashurosh në tokën që kemi lerë,

Me jetë mbushet shpirti dhe zemra,ke vlerë,

Një dorë dhe t'a heq mallin,i degdisë brengat,

Lus t'më mbeten mua,s'dua të jenë për të tjerë!

28/12/2022

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *