جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

Titulli: Dashurova.



Ju Përshëndes nga qyteti im i Fierit, ju Përshëndes dhe ju them Tungjatjeta!

Dashurova rrugët e qytetit tim,

aty ku kam lindur dhe jam rritur.

Aty ku isha fëmijë  dhe sa herë jam rrëzuar.

Aty ku jam vrarë nga duart dhe gjunjtë e dërmuar

 dhe jam ngritur në këmbë dhe kam vrapuar.

Dashurova fshatrat që hapen në jetë si dritare njerëzore,

dhe bukuritë e tyre më kujtojnë stinët e bukura pranverore.

Dashurova qytetet e vendit tim,

ku si fole shqiponjash shtrihen mbi male,

dhe ato qytete që zgjaten drejtë detit si ballkone.

Dashurova Atdheun tim ku çdo çast marr frymë,

në rrugë, tokë dhe kudo ku ka gjelbërim.

Dashurova ty e bukura dhe e dashur Dardania ime, 

aty ku ndodhet vendlindja e babai tim, që sot jeton në zemrën time.

Dashurova vështrimin tënd jeta ime,në zemërim,

dhe sytë e tu, që duken si gryka e një pushke,

dhe buzëqeshjen tënde të ëmbël, që duket si një tufë lule.

Të dashurova ty populli im,

të përshëndes dhe të them tungjatjeta!

Të përshëndes ty shqiponja jonë me dy krena,

dhe të them tungjatjeta gjer sa të jetë jeta!

Fier/9/12/2022

Albania

Autore: Fatbardha Budini.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *