جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

Titulli: Ditë Dhjetori.



Sot po shijoj kaltërsinë e qiellit, të këtij Dhjetori,

sidomos kur dita zbardhi dhe Dielli lindi dhe rrezet i lëshoi.

Kujtoj errësirën e natës, që sapo u largua,

dhe zbardhjen e ditës, që sapo u afrua.

Unë në zemrën time gjithmonë mbaj një shpresë,

që shpirti im çdo çast mund të buzëqesh.

Ndërsa i shikoj gjithë këto mrekulli, që i ka natyra,

me shkëlqimin e Diellit, më ndriçon fytyra.

Dhe sa herë drejtë qiellit unë

 shikoj,

ky Diell i bukur stinën e pranverës më kujtoj.

Stinën e pranverës shumë

e adhuroj,

sot kjo ditë e bukur Dhjetori zemrën ma lumturoi.

Fier/5/12/2022

Albania

Autore: Fatbardha Budini.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *