Zylfo Goxhari
ËNDRRA JONË!
Shpesh jeta më duket e shkretë,
Bardhë e zi, ashtu si e shikoj,
Se di si e shikojnë të tjerët,
Çdo fjalë kur del, të ëmbëlsonë,
Pa dashje të lëndon!
Shpesh jeta më duket si një diell,
Shpirtin ëmbël ma ngroh,ledhaton,
Dhe të dua,s'më lë të jem i mjer,
Më ndjek hap pas hapi,me mua jeto,
Në gjirin tim lulëzo!
Shpesh jeta më duket copa-copa,
E zhytur thellë nëpër ciniket gropa,
S'kam hapur,se di si hapen varre,
Për vete,jo,as për të tjerë,e di do iki,
Jo si një njeri i mjerë!
Shpesh jetën e shoh me këmbë hapur,
Në të dukem si një guralec i zgërlaqur,
S'më pëlqen t'a jetoj atë, jetën ferr,
Mirësia,aroma,bardhësia,më pëlqejnë,
Se gëzova,t'a gëzojnë të tjerë!
Shpesh jeta bëhet dorëzan,për atë,
Për mirësinë dhe dritën e pa anë,
Të mos ikim,rrjepacakë kokë ulur,
Se duam atë fatin tonë rrënjë dalë,
Mizori s'të
thotë më fal!
Shpesh jeta më duket shumë e bukur,
T'a jetoj gjithë jetën,prapë nuk ngopem,
E kam provuar parajsën disa herë,
Atje kam parë vetëm ëndrra në diell,
Jo mirësinë e një bote zeher!
Shpesh jeta më duket katran i zi,
Ajo vetëm dhe unë i vetëm pa njerëzi,
I mbledh nën sqetull,një dorë shkarpash,
Ëndrrat e mia s'gjejnë vend ku të rrinë,
Unë dhe ëndrrat,mezi hedhim dy hapa!
Shpesh jetën e shoh vetëm me yje,
Atë jetë që të gjithë e ëndërrojmë,
Se di pse shpirti fillon të dridhet,
Ëndërron ditën dhe muzgun e bardhë,
Kjo është ëndrra e jonë!
19/12/2022.
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA