Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Harmonitë e erës.
Era ka harmoni të ndryshme në
çdo stinë,
dhe në çdo përshpërim ka një
veçanti.
Në shkurret me gjemba luan
melodi,
futet nëpër pisha dhe tē sjell freski.
Në pranverë era melodinë e
saj na sjell,
mbi fytyrat tona vjen dhe na
përkëdhel.
Zogjtë në pemë ëmbël këndojnë,
me cicërrimat e tyre shpirtin
të qetësojnë.
Në verë era fshihet nëpër pemë
diku
duket sikur ka rënë në të
thellin gjumë.
Vapa në këtë stinë është
tepër dominuese,
era në këtë kohë është në një
përgjumje.
Kur vjen vjeshta era vjen me
fërshëllim,
fillon ti rrëzoj gjethet,me
plotë nxitim.
Bashkë me shiun ajo luan
harmoninë,
në shpirt të sjell pak
trishtim e gëzim.
Në Dimër, era fryn egër dhe
me tërbim,
fërshëllen me shiun me shumë
zemërim.
Rrëzojnë sëbashku në tokë
gjithçka,
kur je në shtëpi të kaplon
melankolia.
Në çdo stinë, era ka melodi
të ndryshme,
herë duket e egër, herë tepër
e thyeshme.
Herë rri e qetë, herë frynë
me lehtësi,
shpirtit i sjell herë
trishtim,e herë lumturi.
Fier/15/12/2022
Albania