Zylfo Goxhari
MIRË SE TË VINË !
Bilbilat këndojnë,thëllëzat
në valle,
Burrat ulur shtruar në sofrën
e madhe,
Anetë, gjalmë zezat,zënë
thurin gunat,
T'i bëjmë të mira për djemtë
në male!
T'u mbrojmë trupin, i thatë
edhe baruti,
Gunat t'i kenë shtrojë atje
për mbi zall,
Kur të sokëllijnë,le të
dridhet hasmi,
S'i bënë vend shqiponja,një
korbi si nata!
Në këtë vend ku kemi lerë,mos
harroni,
Ka vend dhe për të tjerë,të
jenë si Bajroni,
Mikpritjen, bukë kripë me zemër,e
lartësoi,
Lum kush ulet,në këtë
sofër,bënë dhe emër!
Kush e do Shqipërinë,,MIRË SE
TË VIJË ,
Kush në gjak ka pabesinë,atje
le të rrijë,
Odat tona janë të
thjeshta,s'janë çiflik,
S'janë pjellë e ligësisë,janë
saraje e bujarisë!
01/12/2022
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!
***********************
***********************