Zylfo Goxhari
NJË VIT ME PAQE, MIRËSI!
Asnjë lule që çel e rritet
mbi dhe,
S'ka numër petalesh që duam
ne,
Më do a s'më do thuaje në
kohë,
Asnjëra s'përgjigjet,asnjëra
se di,
Vështrojnë njëra-tjetrën, të
fjetura,
Duken të vyshkura,lule të
mbetura!
Ky vit po ikën, vetëm gjak
mbolli,
U dogj bota në zjarr e me
hekur,
Sa miliona la me zemër të
prekur,
Pres dallandyshet,të
vinë,vitin tjetër,
Lulet të çelin, të derdhin
aromën,
Plotë petale,për jetën,jo
modën!
Pres një vit me dashuri të
freskët,
Veshur me të bardhën paqe,
mirësi,
Pres një botë me yje, të
qeshur,
Jetën njerëzit t'a shohin
gjithë dashuri,
Pres një vit kryeneç,jo të
heshtur,
Zoti dhe njerëzit bashkë të
rrinë!
27/12/2022
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!
***********************
***********************