Zylfo Goxhari
PRES!
Kolonjë nusja më e bukur,
Kur fletë më dukesh bilbil,
Kur këndon e hedh valle,
Lum kush të gëzoj,
Je ,më i bukuri trëndafil!
Pse çapitesh,halle-halle,
Ç'gjëmë të shkel me këmbë,
Pse se hedh hapin të rëndë,
Më thuaj moj zemër mirë,
Atë grykë kush t'a ka zënë?!
Përkëdhele gjuhën e ëmbël,
Me gjak e lave të tërën,
Mos harro moj trevë fisnike,
Mblidhe gjakun në një kupë,
Rri shkruajë alfabetin mëmë!
Ikën djemtë, djemtë birbilenjë,
Nëpër botë ngritën një sofër,
Mbështjellë,krahëve një gunë,
Harruan vendin ku kanë lerë,
Mëndje ndritur, veç për botën!
Nëna mezi po ju pret,ejani,
Jo për mua,një lab gjysëm opinge,
Mos harroni ju fisnik, nëna thërret,
Për sisën që ju ka dhënë,pikë floriri,
Një pikë qumështi është një jetë!
23/12/2022.
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA