جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

DO TË PRES.

Sa shumë të kërkova,

Po askund s'të gjeta,

Mu këputën gjunjët

I humba gjith' shpresat!

Rashë mbi një lëndinë,

Lulet më mbuluan,

Më kapiti gjumi,

Gjum shumë i rënduar!

Mbi dorën e ëmbël,

Kokën e mbështeta,

Seç m'u qas një ëndërr,

Më tha tungjatjeta!

Merr aromën t'ime,

Mua më mbaj zgjuar,

Ti tregoj gjith' shtigjet,

Edhe unë si ty jam e përvëluar!

Merre këngën t'ime,

Çoje, në fusha dhe male,

Merr' jehonën e zërit,

Do kthehet, të t'i heq hallet!

Merrëm mua me vete,

Mos më lerë të mjerë,

Nuk më rrihet vetëm,

Si qyqja mbi një degë!

Gushë bardha e bukur,

Jeton lartë nëpër male,

Zbret në fusha si një flutur,

Kur zemrën ja zënë hallet!

Prita, sa, shumë gjatë,

Kur më therën brinjët,

Nga ëndrra u zgjova,

Flutur spashë gjëkundi!

Me sy e kërkova,prita,

T'i dëgjoja zërin e larë me vesë,

Ndoshta ishte herët,

Ndoshta shumë shpejtë!

Në gjithë ato lule, sytë,

Nga gjumi u ngrita,

Ndoshta mirë s'shikoja,

Sytë e saj të kaltër ngatërrova!

Ty zgjuar të mbaj,si hënën e plotë,

Zemra më thotë prit,

Nuk të erdhi dje,s'erdhi as sot,

Mbaje ëndrrën gjallë,pri dhe një mot!

13/01/2023

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *