Zylfo Goxhari
E DUA VENDIN TIM!
Jetën e shoh thurur,shumë
ëndrra,
Ëndrrat,shpresa,gjallë më
mbajnë,
Bukurinë e dua, me fustanë të
bardhë,
Më e bukura,me petale e
veshur,
Thekët mbi gonxhe i dua palë
palë!
E dua jetën me brinjët e
ngjeshura,
E dua jetën, të jetë si një
shtojzavallë,
E dua gurgullimin e ujit të burimeve,
E dua jehonën që përplaset në
brigje,
E dua zërin tim,zëri që më
sjellë behar!
E dua kur më thonë hëngre s'u
nginje,
E dua kur më thonë njeriu më
i marrë,
E dua shpresën e verdhë dhe
kaltëroshe,
E dua sa shumë e dua më të
bukurën,
E dua princeshën e
bukurisë,jetën e fal!
E dua i dua malet me shumë
dëborë,
E dua i dua fushat mbushur me
gjelbërim,
E dua i dua lumenjtë e
kulluar të vendit tim ,
E dua i dua të gjitha kodrat
më bukuroshe,
E dua më pëlqen rakia e thanës majhoshe!
E dua i dua lëndinat mbushur
me lule,
E dua t'a hedh vallen e Osman
Takës,
E dua i veshur me xhubletë e
fustanellë,
E dua dhe po nuk ma dhatë,do
t'i marrë,
E dua mos harroni jam stërnip
i Fejzo Arrzës!
E dua jam toskë,nuk trembem
kur fryn veriu,
E dua jam soj i Tafil
Buzit,kapedan si ariu,
E dua do ulem të rri në
sofrën mëmë,
E dua moj Mallakastër ballë
ergjëndë,,
E dua kur thërret Rrapo
Hekali se di ku rri dhe mali!
E dua Toskërinë, Mallakastrën
, Labërinë,
E dua mësoni historinë mish e
thua,
E dua kush se do Zenel
Gjolekën me shokë,
E dua kush se do Selam Musa
Salarinë,
E dua po s'deshe Vlorën e
flamurit nuk e doni Shqipërinë!
(Vazhdon)
09/01/2023
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!