Fatbardha Berisha Budini
Ju gazetarë.
Fatbardha Berisha Budini
Ju gazetarë.
Titulli: Ju gazetarë.
(Ju lutem mos më keqkuptoni,e kam fjalën për disa gazetarë)
Ju gazetarë,që lajme përhapni,
çdo ditë,
vallë ju a keni zemër dhe a
mund të keni shpirt?
Lajme të rreme sajoni me
shumë pasion,
harroni se dikujt në shpirt
kjo gjë i rëndon.
Lajme të trilluara shfaqni
nëpër ekrane,çdo ditë,
ky njeri vdiq në
aksident,tjetri nga sëmundja e ligë.
Kriminelin hajdutin e bëni me
shumë vlerë,
për njeriun e ndershëm villni
nga goja vrerë.
Për të fituar një vend pune
edhe më të mirë,
përhapni lajme të rreme,me
shumë dëshirë.
Ju nuk nuk e meritoni të
quheni gazetarë,
kur njeriun e gjallë, me këto
lajme e dërgoni në varr.
Sa e sa lajme të rreme keni
nxjerr nëpër ekrane,
njeriun e gjallë e keni
dërguar në botën e përtejme.
Vallë për ju nuk ka lajme të
vërteta,
përse ju duhet të bazoheni
vetëm mbi gënjeshtra?
Përse vallë nuk shkruani për
varfërinë,që ka pushtuar këtë tokë,
dhe për luftërat,që vazhdojnë
ende në këtë botë?
Deri kur do vazhdoj tek ju
ndjenja e hipokrizisë,
jeta e njerëzve nuk varet nga
rrenat e gazetarisë.
Fier/6/1/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.