جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

NJË GJUMË ME ËNDËRRA!

Mirëmëngjesi!

S'u gdhiva mirë,

Tërë natën fjeta me ëndrra,

E para më tha:

-Bëhu kryetar partie,

E dyta më tha:

-Bëhu kryetar bashkie,

E treta e vërteta,

E treta më tha:

-Bëhu dobiç, deputet,

Mos e harro kurrë,

Një bllok mbaje me vete,

Ti e vendos,

Kujt i jep krunde,

E kujt do t'i japësh miell!

E katërta më tha:

-Bëhu silenciator,

U plake, mirë nuk sheh,

Vrije në një ditë me diell,

Natën ngushëllimet,

I japin vetëm ne,

Ditën do qajmë si krokodili,

Do hedhim një dorë me dhe,

Do t'i japim dekoratë,

"Heroi i kombit",

Ne do e ngremë dollinë e parë,

Ai ha një grusht me dhe,

Ne jemi të gjallë!

E pesta,ngurroi në fillim,

Më erdhi si nuse mbi kalë,

Mbill drogë,korre, vile,

Na ke ne,ti je mbreti,

Ne jemi vetëm vasalë,

Mos i trazo ngjyrat e kombit,

Shiko ngjyrën bardhë e zi,

Ajo nuk t'i vret sytë,

Lëri mënjanë ngjyrat e ylberit,

Atë e shikon, njëherë në vit!

E gjashta,erdhi si flokë kashta,

Në dorë më ngeli dopjo gjashta,

Ku të rrija, brenda a përjashta,

Më mbushi një thes me kashtë,

Më iku mëndja kur më tha,

Zbraze mik t'a ngremë bashkë,

E zbraza, brenda vetëm egjër,

E zjem,e bëmë çaj për mik,

Pije i thashë, është shumë bio,

Urofi në tokën grill,s'të bënë hasha,

Të bënë ballin e kopesë,

Në vrap do jesh gjithmonë e para!

Sa ëndrra shohim,i harrojmë,

Me ëndrrat e bardha jetojmë,

Mbolla kungulleshka,dy dolën kungull,

Kungull nga soji i vjetër,soji i parë,

Një dobiç mu ankua, shumë është rritur,

Njëzetë e nëntë kile,brenda pa farë,

Vetëm zorrë të përvjela,i verdhë,

Pyet veten,mos mu anko mua,

Është fara jote,o kungull pa farë,

Atë mbolle,ato prodhime të dhanë!

S'ka jetë pa ëndrra,s'ka jetë pa gjëndrra,

Edhe gjumi e ka një themel,

Mos u ngroni me ëndrrat në diell,

Kur një ditë nis,mendo të nesërmen,

As unë as ti se dimë ç'do na sjellë,

Ëndrrat e një nate, të një nate dimri,

Ti jep, t'i fal të gjitha ëndërrimet,

Ëndrra më e bukur,jeto me djersë,,

Jetës tënde kudo që jetoni,e rrini,

Jetën tënde e ngre mbi një themel,

Mos flini gjumë,jetoni për vete

Mos jetoni për pak të tjerë!

07/01/2023.

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *