Zylfo Goxhari
MIRË SE TË VINI!
I vështroj malet,
E dua të jem mal,
I vështroj fushat,
Blerimin t'ua marrë,
I vështroj lumenjtë,
Në ujin e rrëmbyer,
Të eci mbi valë,
Si një pulëbardhë,
Burimet të kenë ujë,
Pa filluar vjeshta,
Të gurgullojnë,
Si në dhjetor e janar,
Fluturave të bukura,
Tua vjedh bukurinë,
Të zhytem me to,
Ato përmbi valë,
E unë nën ato valë,
Kur lulet zënë e çelin,
I puth petale në petale,
Thekët për jetën t'i mbaj!
I vështroj trojet e mia,
E shpirti s'më le rehat,
Dëgjoj Drinin kur Vjosës,
Mirëmëngjes i thotë,
Vjosa e përshëndet,
Krahët përplas mbi valë,
Vështroj lumin Osum,
Shkumbinin,
Ishmin dhe Erzeni,
Shoh Bunën,rrjedh qetë,
Drinin e merr në gji,
Në Adriatik gjumi e zë,
I merrë gjithë kaltërsinë,
Yjet i ul në lëndinë,
I lë tek Shkodra mëmë,
Rozafa me vello nuserie,
Një gjoks zbuluar,
Syri vështron hapsirën,
Pi dhe vështro,mos harro,
Ëmbëlsinë e tokës mëmë!
Korabi dhe Jezerca,
Vështrojnë Prishtinën,
Ulqinin,Shkupin,
Halle zezën, Janinë,
Ëndërrojnë,
T'i ulin në një sofër,
Ndaj Rozafa një gjoks,
Një sy jashtë e ka lënë,
Ti ushqej me qumësht gjiri,
T'u kujtoj se s'jan pa nënë,
Dhe dritën e syrit ua fal,
T'u ndriçoj udhët ku shkelin,
Udhët që ua kanë zënë,
A rrëzohet mali i rëndë,
Se rrëshqasin gurë nën këmbë,
Edhe lokja jonë nënë,
Djepin e ka në popull,
Prishtinë,Podgoricë,Shkup,
Tiranë gjer në Janinë,
Politikat të hanë kokën,
Evropa mirëse të vijë,
Jo me vello donkishotësh,
Ne e duam virgjërinë,
Dhe ja përcjellim gjithë
botës!
07/02/2023
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA.