Fatbardha Berisha Budini
TREGIM.
Titulli: Mësuese Lusi.
Pjesa e parë.
Lusi ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë.Ajo kishte
lindur pa gjymtyrët e poshtme.Si në kopësht, në shkollë dhe në punë ajo është
bullizuar, për fizikun e saj. Por këto gjëra e bënin edhe më të fortë Lusin, që
të vazhdonte të ecte përpara me kokën lartë.Lusi i arriti qëllimit dhe u bë një
mësuese e mrekullueshme dhe shumë inteligjente.Nxënësit e klasës ku Lusi ishte
kujdestare, e donin dhe e respektonin. Kjo ishte klasa më e mirë e shkollës, si
në sjellje dhe në mësime.Vetëm 2 kolege të
saj,nuk e donin. Ato ishin tepër ziliqare, për arritjet e saj.
Shpesh e përqeshnin, i vinin pengesë,me këmbë. Lusi
pengohej dhe binte në tokë.Zilia e kolegeve arriti kulmin kur e mbyllën Lusin,
në banjon e shkollës me çelës. Çelsin e hedhin nëpër shkallë dhe largohen duke
qeshur me të madhe. Lusi u tremb shumë dhe filloi të kërkonte ndihmë, por
askush nuk e dëgjonte. Nxënësit mbaruan mësimin dhe po zbrisnin shkallët, për
në shtëpi. Tek po ecnin nëpër shkallë një vajzë, që ishte nxënësja e mësuese
Lusit ndalon ecjen dhe sheh një çels. Ajo pyet se kujt i kishte rënë ky çels,
por te gjithe ngrene supet. Duke zbritur shkallët vajzat dëgjojnë një britmë të
madhe. E vendosin çelsin dhe hapin derën e banjos. Mësuesja ishte zbehur nga
fytyra. Vajzat e marrin dhe shoqërojnë, për në shtëpinë e saj mësuese Lusin.
Vazhdim me pjesën e dytë........
Lexim të këndshëm miq dhe mikesha të nderuar!
Fier/14/4/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.