Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Rruga e gjatë e jetës.
Ecën njeriu në rrugën e gjatë
të jetës dhe pa kthim,
që e di shumë mirë se kjo e
ka dhe një përfundim.
Stuhi të fuqishme dhe pa u
ndërprerë shpirtin po ia trondisin,
sheh ëndrra të frikshme dhe
gjumin, çdo natë po ia prishin.
Ëndërron me sy hapur edhe pse
shumë e ka zhgënjyer kjo jetë,
përplaset nëpër rrugë si një
zog me krahë të plagosur,
Ndoshta i mungon një moment i
mirë dhe një shpresë,
por nuk po e lënë hallet,
frikërat dhe durimi që i është sosur.
Shpesh pengohet nëpër rrugë
dhe nuk mund të eci dot,
fytyra i është mërzitur dhe
sytë ka të mbushur me lot.
Buza nuk i qesh kurrë, por
rri shumë
e trishtuar,
do që flas por shpirtin e ka
shumë të
trazuar.
Rruga i duket shumë e gjatë
dhe pa mbarim,
dhe pse i lutet Zotit që të
ketë shpëtim.
Ndihmoje o Zot jepi çka i
mungon,
gëzoja zemrën sadopak në këtë
Tokë.
Ska më jetë kur gjatë rrugës
fryjnë vetëm stuhitë,
nuk ka lumturi kur fatin e ka
vetëm në
bllokim.
rrugët i ka të prera dhe me
pengesa në këtë Tokë.
Çdo gjë atij i duket e kot
sepse çdo çast vazhdon të shkatërrohet,
nga ankthi dhe frikërat përsëri
.dorëzohet.
Ku ta gjej vallë fuqinë, që
po i mungon,
dhe rruga me pengesa atë
shumë po e pengon
Bie në mes të saj dhe zemra i
gufon,
nga kjo stuhia e jetës që
kurrë nuk po mbaron.
Fier/17/5/2022
Albania
Autore: Fqtbardha Budini.