Zylfo Goxhari
"NË EMËR TË POPULLIT"!
Çështja është se ç'është populli,
Kush hynë e del si të dojë te
populli,
Kush hynë e del kur të dojë nga
populli,
A ka barazpeshë mbi të qënit popull !?
Popuj të botës së parë, të botës së
dytë,
Popuj të botës së tretë,ndasi!?
Në emër të popujve vendosin të
mëdhenjtë,
Mish për top popujt e shkretë!
I ndanë të mjerët,në katër hemisfera,
Veri- Jug, Lindje-perëndim,
Njëlloj siç ndahet një kungull në
katër pjesë,
Ata që ranë në qendër,s'dinë ku të
rrinë!
Popuj të pasur,moderrn, jetë
përrallore,
Dhe aty,s'dinë ku janë ,ku hanë ku
flenë,
Presin lindjen e diellit,vështrojnë
perëndimin,
Presin të nesërmen si do jetë, ata
nuk e dinë!
Sa ligje,vendime,i mjeri ti, merren
në emrin tënd,
"Në emër të popullit"-Ti popull
dënohesh me vdekje!
Një histori mijëra vjeçare,njerëzimi
fise-fise,
I forti të dobëtit i shkel me këmbë!
Në këtë Planet të quajtur
Tokë,erdhëm bashkë,
I bardhë,i zi,i verdhë,erdhëm pa
rraca ngjyra,
"Ufot" na e bënë gjithë këtë
ndasi,mizori,
Ne ham njëri -tjetrin, atyre u ndrin
fytyra!
O popull,pse duhet të flitet në emrin
tënd,
Ti që lind dhe rrit vitalët e
kombeve,
Mendo njëherë për shtratin tënd,
Mallkuar qoftë kush merr dhe jep
vend e pa vënd!