Fatbardha Berisha Budini
Titulli:A ju kujtohen.
A ju kujtohen trekëndëshat,prej
letre të palosura fort,
kur ne ishim fëmijë dhe i fluturonim
nëpër klasa si avion?
Ndërsa mësuesja shkruante shënime në
dërrasë,
derisa ajo e vuri re, por asnjë nga
ne asgjë nuk kishte parë?
A ju kujtohen korridoret e mbushura
me nxënës duke ndryshuar klasat
dhe mbushja librave dhe shënimet e
shkruara të vendosura nëpër dollap?
A ju kujtohen ato vite kur ne
vishnim pantallona kauboj,
kur mësueset na kritikonin se
shfaqje të huaja po manifestonim?
Ky vetëizolim do të jetë një udhëtim
i gjatë dhe në vazhdimësi.
Unë vazhdoj të endem në korsinë e
kujtesës,
marr kthesën majtas në vitet e
adoleshencës.
A ju kujtohen ato vite kur jemi
ulur, për të parë njê film,
kur prisnim që t'a shihnim atë,
me padurim?
A ju kujtohen aromat e kokoshkave me
gjalpë,
kur uleshim të hanim tek stolat e
vendosura në një park?
A ju kujtohen të qeshurat e ëmbla
të fëmijëve,
që fshiheshin, për t'i gjetur pas
çdo sedilje?
Sot nën dritën rrezatuese të Diellit,
nën kaltërsinë e bukur të Qiellit,
po lundrojnë kujtimet e mia në
fëmijëri.
Nëse nesër ose kur e ka caktuar i
madhi Zot,
do të largohem, nga kjo botë,
Do të mendoj se kam jetuar një jetë
të mirē,me shpirtin
të mbushur plotë.
Fier/8/5/2022
Albania
Autore:Fatbardha Budini.