Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Imagjinata ime
Nëse do të ngjitesha në majë të një kodre,
do shihja pamje të bukura dhe madhështore.
Do merrja frymë thellë në shpirt,
dhe do e lejoja ajrin të dilte i lirë.
Papritur shqetësimet, vështirësitë do të largohen,
nëse do lejoja që paqja në shpirtin tim të afrohet.
Do të dëgjoja melodinë e zogjve të malit tek këndojnë,
dhe lumenjtë që dredha- dredha gurgullojnë.
Do shihja degët e pemëve, që përpara e mbrapa lëkunden,
dhe gjethet do dukeshin sikur flisnin dhe ky ishte një gëzim i
papërshkrueshëm.
Për një çast ndjeva se gjithçka përreth meje ishte një mrekulli,
dhe shpirti im filloi të gjej paksa të ëmblën qetësi.
Mbi një stol druri unë jam ulur dhe po qëndroj,
dhe gjithçka që pash tek mendja ime unë po e imagjinoj.
Kjo imagjinatë papritur u zhduk si me magji,
u riktheva në realitetin
që unë po jetoj tani.
Fier/26/6/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.