Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Lov story ( Histori dashurie)
Një vajzë e varfër dhe jetime
endej rrugëve të një qyteti,shumë njerëz çuditeshin me buzëqeshjen e saj plotë
çiltërsi.Shpesh një djalë i pasur rrugëve të qytetit kur kalon,
mahnitet nga sjelljet e
vajzës sa herë, që e shikon.Një ditë dikujt portofoli me lekë, në Tokë i
ra,vajza e varfër u përkul e mori dhe në duar ia dha.Disa lekë vajzës iu dhanë
si një shpërblim,në market nxitoi bleu për të ngrënë gjithë gëzim.E mbushi
çantën e saj me gjëra plotë e për
plotë,ua shpërndau fëmijve të varfër, që lypnin në rrugë kudo.
Sytë e këtyre fëmijëve
shkëlqenin me lot gëzimi,ajo vajzë për ta ishte si një lloj bekimi.Vajza të
gjithë fëmijët i përqafonte me shumë
dashuri,dukej sikur sadopak ua lehtësonte mjerimin.Gjithë këto skena djali i
pasur me sytë e tij i pa,një mësim të mirë kjo vajzë e varfër sapo i dha.Mësoi
se dhe pasuria për të nuk ishte
gjithçka,ku mirësia, dhemsuria dhe dashuria nuk bliheshin me para.Ditën tjetër
djali, vajzën e pa të shtrirë në rrugë dhe të sëmur,
i afrohet, i prek ballin me
duar dhe sheh se ajo ka temperaturë.Në spital djali, vajzën e çoi që të
vizitohej.I bleu ilaçe që ajo plotësisht të shërohej.Djali i pasur në shtëpinë
e tij vajzën e strehoi.I dha për të ngrënë dhe shumë veshje i dhuroi.Babai i
djalit veprimet e të birit zemrën ia trishtoi,vajzën e varfër nga shtëpia e tij
e largoi.Bodigardët e tij me zë të lartë i urdhëroi djalin e tij në një dhomë
ta burgosi.Djalit të pasur nga fytyra i iku buzëqeshja,pa atë vajzë i dukej e
kot jeta.Rrobat vjetra të vajzës si litar i bëri dhe poshtë ballkonit e
lëshoi,zbriti me nxitim dhe drejtë vajzë vrapoi.Sëbashku në rrugë me vajzën,
djali vendosi të qëndroj,kjo ishte dashuria e tij që Zoti e bekoi.Kaluan shumë
ditë dhe djali nuk po shkonte më në shtëpinë e tij,babait e djalit shpirtin ia
kaploi trishtimi.Kërkoi në shumë rrugë por asgjëkundi nuk e gjeti,papritur të
ulur në mes të rrugës djalin e tij vërejti.
I penduar zgjati duart djalin dhe vajzën
me mall i përqafoi.
Fier/2/7/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini