Zylfo Goxhari
DUA!
Dy fjalë i them, që t'a dini,
Jam toskë e kam për nder,
Mos harroni,dhe në Labëri
Isha dhe jam një soj trimi,
Një lab gjysëm opingë,
Fisnikërinë ku shkel e mbjellë!
Sot jam,dua s'dua kolonjar,
Dhe sot kam nevojë për prerje,
Di të hedh farë, bimën e veselit,
Ëndrra ime shumë e thjeshtë,
Ti përmbys gjithë ligësitë,
Pas meje të lë vetëm dritë!
***********************
***********************