جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

Titulli: E mbaj mend.

E mbaj mend mirë, 

shtëpinë time ku kam lindur,

dritaret e vogla, ku zbardhte agimi,

aty ku rrezet e diellit fyryrën time kanë përkëdhelur.

Kujtimet nuk erdhën aspak më shpejtë, dhe dita s'shkonte kurrë më gjatë.

Sonte dua që kjo natë e zymtë dhe e artë,

fuqi kësaj magjie të çuditëshme ti jap.

I mbaj mend mirë,

borzilokët, zambakët e mbjell nëpër tokë.

Trëndafila tê kuq dhe të bardhë,

me petalet e tyre,që dukeshin si margaritarë.

E mbaj mend mirë,

sa shumë doja që të fluturoja,

në ajrin qê ngjitej lart në hapësirë.

Kisha dëshirë që kurrë të mos trishtohesha,

në shpirtin tim doja vetëm të kisha lumturinë.

Vërtet këto kujtime nuk më japin gëzim tani,

edhe pse në këto momente kam shumë nostalgji.

E kuptoj se tani jam larg asaj ëndrre,

larg të qënurit fëmijë.

Fier/19/11/2022

Albania

Autore: Fatbardha Budini.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *