Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Hëna e re.
Hëna e re asnjêherë nuk dështon,
si një fëmijë i lumtur nëpër qiell vrapon.
Fëmijërinë time sonte po më kujton,
kjo pamje e bukur shumë po më gëzon.
Shoh qiellin që re gri, të kaltra, të zeza që po e
mbulojnë,
por hëna mbi to krenare e lumtur po ndiçon.
Sonte kjo hënë e bukur, qiellin e bëri të dukej
ndryshe,
këtë e tregon edhe shkëlqimi i disa yjeve.
Hënëzë e bukur ti pëfaqëson fuqinë femërore,
cikli i lindjes dhe i pjellurisë sê kësaj bote.
Më lejo ti sonte, që me ty të gëzoj,
shkëlqimi yt i artë fytyrën të ma ndriçoj.
Me fuqinë tënde ti na beko,
shpirtin dhe zemrat tona ti na i qetëso.
***********************
***********************