Zylfo Goxhari
MË E MIRA!
Sa më ka marrë malli,
Për lulen e bukur,
Për një lule prilli a një lule maji!
Këngë më thur shpirti,
Flutur krah'qëndisur,
Ëndërroj fluturën dimër e behar!
S'foli,ëndrrat mi degdisi,
Në një acar,akullnajë,
Për të digjte dielli,në një ditë acar!
Bijë,je një bijë lule lungari,
Je shpirti më i bukur,
Ti mbyll sytë në krahët e një fluture!
Ike,se di ku,ku ike fluturove,
Mall ndjeva, më zgjove,
Të ndoqa nga pas në porta ku kalove!
Në krahët e t'u,t'u betova,
Ti heshte,nuk fole,
Ëndërra më thotë, je më e mira bel holle!
***********************
***********************