جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

ARDHTË I BARDHË!

Në botë ka gjallesa pafund,

Vinë dhe ikin pa lënë gjurmë,

Në këtë botë ku kemi lindur,

Vetëm ne të thjeshtët njerëz,

Gjogun e shalojmë së prapthi,

I themi "bota e të marrëve",

Jetën në vend t'a veselitim,

E veselitim me hanxhar kasapi!

Farë të marrësh zoti as polli,

E mbolli,prodhim kurrë nuk korri,

Zoti jetën e hodhi si një degë,

Pemë me aromë dhe lule,

Cilin urim uroj të jemi të mjerë,

Jam Adami dhe po kërkoj Evën,

Të nisim bashkë rrugëtimin,

Mos kafshojnë diku "Mollën e kuqe"!

Ky vit këmbët po i heq zvarrë,

Po jep shpirt,frymën e fundit,

Çfarë mbolli për botën mbarë,

Vit çift,të gjitha farat ju thanë,

Luftën nga ne "mbretërit",e marrë,

Na e solli jo në prag,në derë,

Si ky vit,le të mburret,viti tjetër,

Po ka këto mëndje të mos guxoj,

Të trokas derë më derë!

E pres të bardhë,farën kur t'a hedh,

Të sertë a të urtë,le t'a zgjedh,

Mollën një gaç t'i një gaç unë,

Paqe,mirësi,bardhësi të pafund,

Ato pak rreze nën këtë qiell,

Na ngrohin njëlloj, jetën t'na e shkund,

S'durohet një jetë me lumenjtë gjaku,

Presim bardhësinë e pafund!

24/12/2022

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *