Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Jetimët dhe skamorët.
Jetimët dhe skamorët duan
gjithçka siç çdo njeri,
sepse ata në këtë jetë nuk
kanë aspak kënaqësi.
Ata janë të zgjuar dhe në
zemrat e tyre ka shumë butësi.
Jetimët dhe skamorët i duan
lulet, shëtitjet,vozitjet,
ata nuk kanë të holla,ndaj
zemra e tyre është e mbuluar nga trishtimet.
Jetimët dhe skamorët e duan
muzikën,pikturën,diturinë,
ata nuk kanë të holla për të
blerë libra,fletore dhe çantën e shkollës,si çdo fëmi,apo i ri.
Jetimët dhe skamorët e duan
kopështin,qytetin,njerëzit në lëvizje,
ata kanë frikë të rrinë vetëm,
sepse e kanë shpirtin të
mbushur me ndrydhje.
Jetimët dhe skamorët i duan
të dielat,festat,gostitë,
sepse ata kanë nevojë,për pak
pushim dhe ushqim të mirë.
Ata kanë dëshirë të veshin
këmisha të lara dhe rroba të reja,
prandaj për ta nuk duhet të
jetë kaq e ashpër jeta.
Fier/19/12/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.