جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

LUMI DHE.....!

Zylfo Goxhari

LUMI DHE.....!

S'je gjë tjetër veç përrua,

Sa zjarre në verë u ndezën,

Sa u lanë dhe prapë u thanë,

Me ujë finje,ujët e tua,

S'u bëre dot kroi i nuseve,

Te ty të lanin gjithë mëkatet,

Mëkati të bëhej një thua,

Prapë unë shumë të besoj,

Kur kalon katër pesë gurë,

Pi ujë,t'i më thua jam pastruar!

Do s'do tek unë derdhesh,

Si t'i dhe shumë të tjerë,

Po dhe unë shkoj e vete,

Herë i turbullt, herë i mjerë,

Sa pisllëqe mbaj mbi supe,

Si laj dot,në det i shpjem,

Dua t'i vjedh kaltërsinë,

Gjithë grykëderdhja vetëm shkumë,

Pastrohu në burimin ku ke lerë,

Do të pres, më mirë se tjetër herë!

Përroi dhe më i madhi lumë,

Njësojë si mullinjtë me erë,

Sot fjalosen derë më derë,

Sa sy lesh u lanë dikur,

Sot, njëqind e dyzetë të " mjerë",

Në burim lindin të turbullt,

Marrin kërcunjtë me gjithë degë,

Kush futet për t'u freskuar,

Lumi vet, nuk e di se ku do vej,

Jo të mendoj për të tjerë!

Vdiq përroi,me të tjerët iku lumi,

Vdiq i mjeri,me të shumtit,

Thonë, festat vijnë me pranverë,

Plotë me gjëmba për të çjerrë,

Janë plagë që vijnë shumë erë,

Lumi jonë,lumë Shqipërie,

Mbledh përrenjtë,përrenjë të dhje...,

Se dimë,vanë tridhjetë vjet,

Në kë det,ka vendosur të na shpjerë,

Lus, mos qëntë det me erë,më i zi,

Det i Zi,mos qëntë asnjëherë!

26/12/2022

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *