جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

Titulli: Përqafimi i nënës.



A e di se çfarë mbart një përqafim i dhënë me dashuri?

Mbart atë që goja s' mund ta shprehi,

as  pena e poetit dot nuk e përshkroi.

Eshtë përqafimi i nënës,që të zgjon nga gjumi duke të ledhatuar,

kur sapo hap sytë sheh fytyrën e saj të adhuruar.

Asnjë gëzim nuk të mungon kur,nëna të përqafon me ëmbëlsi,

prania e saj në çdo çast të sjell Lumturi.

Mbaja duart dhe çdo çast puthi me dashuri,

sepse ajo është frymarrja që të vjen nga shpirti.

Përqafoje fort edhe puthe në ball,

se për ne bijtë e saj ajo mbetet diamant i rrallë.

Na ka mbajtur në krah me shumë dashuri,

ajo është dhe mbetet mbretëresha e këtij rruzulli.

Fjalë të rënda kurrë mos u thoni,

duajini,kujdesuni dhe i respektoni,

 Kur të largohet nga kjo botë mos shkoni ti kërkoni.

Fier/26/12/2022

Albania

Autore: Fatbardha Budini.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *