جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

MIRË SE VJEN!

Ky vit po i heq këmbët zvarrë,

Ti them thefsh qafën,një vit jetë,

Pa ju dridhur zemra ne e vodhi,

E sa të tjerë i la gjallë, të përvëluar,

Dikujt i mori nënën,dikujt babanë,

Dikush humbi motrën a vëllanë,

I pa shpirt,luftën si një dosë polli,

Katrahurë e bëri gjithë dynjanë!

Forcë bërrylash,mbushur me raketa,

Të dobtin e mori e tatëpjeta,

Një krizë, mbarë botërore,nervash,

Të lumtur,ata që i prodhojnë,

Ca me kokë të tharë,me tru të djegur,

Ky vit qeshte,në këtë berihaj,

Se pash të qante, vetëm njëherë,

Foshnja vritej në barkë të nënës,

ATA,e uronin si ty paçim vite të tjerë!

Korrupsioni,tek ne fjalë e huaj,

Vështroni dhe mësoni,në Evropë,

Eurodeputet,dhe pse shumë të rëndë,

Sa i kushtojnë kësaj toke të mjerë,

Sikur ne të vendosemi në cepin e levës,

Dy herë më të gjatë se rrezja e tokës,

Ata vetëm një metro nga boshti, rrotullimit,

Vetëm njërën majë këmbë të vënë,

Vështirë se barazohemi në peshë!

Drejtësi,ky vit tregoj se se njohim fare,

Luftëtarët e U.Ç.K- së për liri e pavarsi,

HAGA i dënojë si kriminel,i lidhën,

I kryqëzuan,si dikur birin e zotit,

Bedel për demokracinë e "hollë e të kulluar",

Dhuratë e botës moderne,një helm,

Më keq një hell i lëmuar i helmuar,

Jetës i ka hyrë thellë e më thellë,

Bujar ky i riu,pa shumë dhimbje t'na e nxjerrë!

Të ardhmen e dimë vetëm si fjalë,

Sot e mbyllim këtë vit në kulvi,shkoj viti,

Sa mirë, një botë pa lypës e pa asnjë lypsar,

E ardhmja e tërë botës e lumtur buzëqesh,

Ky vit mos të marr në gji njerëzit sylesh,

Të marrë e t'u jap jetë luleve pranverë,

E dua jetën për miliarda njerëz të thjeshtë,

Të ngrohtë, shpresën veshur me shpresë,

Ajo na rinon,dhe ne jetës i japim jetë!

     S'të dua shumë të bukur,

Të dua elegant mëndje hollë,

      Kur të ikësh s'dua të t'a shkul,

Fije fije atë mjekrrën e bardhë,

       Mos bëjë shumë paudhësi,

Po rritja mos më bëj dhe mua faqe shollë!

30/12/2022

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *