Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Natë Dimri.
Mbrëmë në mes të natës kur
gjithçka ishte errësuar,
dëgjohej Dimri i ftohtë si
merrte frymë tepër i egërsuar.
Me shumë trishtim dhe si me
të qarë,
era duke fërshëllyer afrohet
tek dera tak-tak të trokasë.
Në tryezë rrimë pa shqiptuar
asnjë fjalë,
ndjejmë se erdhi koha e
shiut, dimri i acartë.
Erdhi koha e përshpërimave
dhe e kredhjes nëpër kujtime,
kjo kohë shiu, ky dimër i
acartë më futi në mendime.
Fillova të zbraz sërish
dollapin dhe sirtare,
largova veshjet e stinës
vjeshtore,
i zëvëndësova me veshjet e
stinës dimërore.
Fletët e kalendarit të vjetër
po grisen çdo ditë,
dhjetori është muaji i fundit
për këtë vit.
Viti i i ri 2023
po hedh hapat e tij dalëngadalë,
ardhtë për të gjithë
njerëzimin,me këmbë të mbarë.
***********************
***********************