Zylfo Goxhari
NJË DITË ME DIELL!
Pse bënë ftohtë,kur ka diell,
Trupi duron,po shpirti thërret,
Më ngrohin urimet e njerëzve,
Dhimbjen s'ma heqin,lehtësojnë,
Zemra përpëlitet në kraharor,
Si një dallandyshe pa fole,
Për zogjtë e saj, s'di ku t'a shtroj,
Një shtrojë të jenë ngrohtë,
A ndihesh ngrohtë me barkun bosh,
Këtë dhimbje kush do ma largoj?!
Të pres,po si të pres,kë të pres,
Ata që flasin me vete nëpër rrugë,
Tek vështroj vocërrakët në mbudh,
Syri i përhumbur,pa shumë shpresë,
Shtrijnë dorën e vogël për një lekë,
E qeshura,një tallje e salloneve,
I them shko,atje s'mund të rri dot,
Të lutem zotëri s'kërkoj shumë,
As argëtim,se di si janë llozhet,
Vetëm një lekë,për një kothere bukë!
E vështroj tek ikën,zemra më ther,
Këmbët zbathur,mbi udhët e gurta,
Mbuluar me brymë,akull dhjetori,
E ndjek nga pas,ku ha, ku pi,ku fle,
Shtëpiza e tij një bunker,sallon i bukur,
I mungojnë të bukurat drita dhe fluturat,
Shpërndanë atë kothere bukë për shpirt,
Shpirtin e tij e kthenë në diell,u jep dritë,
Përtypin atë copë bukë,një gotë ujë gjellë,
Luten në Zot,mbarësi t'u sjellë!
Betohuni në zot,s'ju kërkojmë shumë,
Një ditë me
diell!
Ju uroni,me zemërën harbute çdo ditë,
Nuk uleni atje në të thjeshtën sofër bujare,
Tymi i lisit të hijes, të pa mësuar u djeg sytë,
U mësuat të uroni nëpër sallone,ballkone,
Vetëm njëherë të vetme,hidheni firmën,
Për njerëzit e thjeshtë,atje mbi një lëndinë,
Ne sjemi të qetë,presim bardhësinë,
Lumturinë po do e gjen nëpër fushë,
Betohuni në Zot,s'ju kërkojmë shumë,
Një ditë me diell,dhe vetëm lumturinë!
25/12/2022
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA