Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Qyteti im i dashur.
Qyteti ynë kalon përmes dritave gjithë shkëlqim,
çdo rrugë ndriçon gjithë vezullim.
Qyteti im i dashur,në stinën e këtij dimri,
diku shiten géshtenja té pjekura dhe fara luledielli.
Qyteti im i djersës së punëve të ndershme,
dhe i nxënësve që kalojnë me çantën e shkollës mbi
supe.
Qyteti im i zhurmshëm nga thirrjet e tregtarëve,
për shitjen e perimeve dhe frutave.
Qyteti im aty ku dëgjohen patericat e invalidëve,
e thirrjet e fëmijëve të romëve
që rrinë në një qoshe të rrugëve.
Qyteti im i dashur i veshur gjithë shkëlqim
dhe i shumë njerëzve që jetojnë
në skamje e në mjerim.
Qyteti im i dashur,aty ku në sytë e fëmijëve sheh
pafajësinë,
dhe në sytë e disa njerëzve sheh ligësinë.
Njerëz me kokë të ulur kalojnë duke shikuar tokën,
varfëria dhe vështirësitë, duken sikur kanë përmbysur
botën.
Qyteti im i dashur me të mirat dhe të këqijat e tua,
unë përgjithmonë me zemër të dua.
Fier/23/12/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.