Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Të jemi të mirë.
Le të jemi të mirë dhe kurrë mos të pendohemi,
të bëjmë mirësi dhe kurrë mos të lavdërohemi.
Askush që lindi nuk e mposhti vdekjen,
le të falim mirësi mos të zvogëlojmë zemrën.
Le të bëhemi bamirës, aty ku ka varfëri, dhe le tu
falim jetimëve, respekt dhe dashuri.
Le ti gëzojmë shpirtin,trupit qe u plak
le të vishemi me dinjitet, mos biem në mëkat.
Kur të ndihemi keq përballë vështërsive
Mos të mallkojmë veten ,të bëjmë gabime,
le ta mbajmë shpirtin të pastër si të një fëmije.
Jeta s'eshte e thjeshtë nëse nuk e vlerësojmë,
gjjithçka do të kthehet në zero, aty ku se mendojmë.
Nëse në jetë tonë vendosim të jemi të drejtë,
gjumi i
natës për ne do të jetë më i qetë.
Veprat e mira do gëzojnë zemrën e një të varfëri,
sytë tanë do
të qeshin kur të gëzojmë shpirtin e një jetimi.
Le të mbetemi, fisnik,me gojën me ëmbëlsi,
dhe kurrë mos të pendohemi,
kur mirësinë e bëjmë me dashuri.
Nuk ngelen jetim ,sytë mbi këtë tokë,
kush e mbush jetën me gjëra njerëzore në këtë botë.