جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

TRËNDAFILI!

A rron trëndafili një gjysëm shekulli,

Sa herë është tharë  prapë ka çelur,

Kam parë lisa shekullor,një ditë janë tharë,

Ai, trëndafili i bardhë, mbjellë a lindur,

Atje midis dy sinorëve,degët plotë gonxhe,

I shtrinë mbi të njëjtin gardh, plotë aromë!

Do të thahet,po sthahet dot,se lënë,

Dy shpirtrat binjakë që lidhën dashurinë,

Lotët e derdhur e ushqejnë në rrënjë,

Lotin e fundit shpirti i tyre do t'a derdh,

Pak gjethen të prekë,trëndafil mos harro,

Jeto,mbaje premtimin që na ke dhënë!

Fale aromën tënde për dashurinë tonë,

S'mundëm t'a jetonim,e pe si na përfolën,

Mos harro puthjet tona mbi petalet e tua,

Po s'të mjaftuan dhe lotët, eja e na thuaj,

Dashuria lind, rritet,dy zemra i bashkon,

Shpirti ynë do derdh lumenjtë lotësh,

        Gjallë do t'i mbaj rrënjët e tua!

18/12/2022

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *