Zylfo Goxhari
VETËM SHPRESËN!
Nëma zemrën tënde dhe hallet
e tua,
Mi jep sytë e zinjë, ata sytë
e shkruar,
Më shaj me shpirt, më thuaj
s'të dua,
Mos më mbush me hije,zemër e
uruar,
Më thuaj të dua!
Kur ti pije ujë,prisja,poshtë
nën rrjedhë,
Prisja një pikë loti,lulet të
mi çel,dimër,
Ky dimri i babzitur, si s'na
u nda njëherë,
Unë ngela i mjerë, po ti,
lule pse nuk çel,
Çel,jo lule pa erë!
Ku i vure buzët,buzët, ngjyrë
trëndafili,
Atje do pi ujë,të më hapet
gryka,zëri,
Zëri t'më këndoj,këngë, si
një zë bilbili,
Buzët kur ti puqim, të jenë,
ngjyrë karafili,
Jeton thëllëza,këndon bilbili
Bukuria ime,si një
bardhësi,flokë dëbore,
Mos harro psenë,lulen,lulja
menekshe,
Më thuaj ku je,ku jeton,e di
s'të ndjek dot,
Premtom,hidh,një gur,do t'a
ruaj gurin,
Do e ruaj e t'a kthej në dhe!
Ëmbël e lirë do flemë, të dy
të përqafuar,
S'duam shtrojë,në një lëndinë
zbuluar,
Kur yjet të shuhen bashkë do
puthim vesën,
Gjokset në lëkurën e
lëmuar,do ëndërrojnë,
Ato,atë, vetëm shpresën!